Site icon Telegrafi

Grekët më dembelët në Evropë, më atraktivët suedezët

Hulumtimi i kryer nga Eurobarometer dëshmon se në së paku 15 shtete të BE-së “më shumë se 50 për qind e të anketuarve kurrë nuk merren me aktivitete fizike”.

Në top listën e vendeve me dembeli më të theksuar, ku të anketuarit në pyetjen nëse merren me sport e që janë përgjigjur “kurrë”, udhëheq Greqia, në të cilin shtet me sport nuk merren kurrë më shumë se 67 për qind e të anketuarve, ndërsa pas saj vjen Bullgaria me 58 për qind të të anketuarve të cilët s’janë të interesuar për aktivitete sportive.

Në vendin e tretë janë renditur Portugalia dhe Italia me 55 për qind e të anketuarve që nuk merren me aktivitete sportive.

Ndër banorët më fizik më atraktiv që merren me sport në BE janë banorët e Suedisë, prej të cilëve vetëm gjashtë për qind nuk merren me kurrfarë sporti, finlandezët (7 për qind “dembelë”), danezët (18 për qind) dhe Sllovenët (22 për qind). /Telegrafi/

Exit mobile version