Telegrafi

Grekët marrin rezultatet e testeve për COVID-19 para udhëtimit në Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve ndaj Greqisë.

Të dielën mbrëma në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, Dardanët kërkojnë fitoren e parë këtë edicion.

E duke marrë parasysh se jemi duke jetuar në kohë pandemie, Kombëtaret para ndeshjeve po kryejnë testet për Covid-19.

Greqia ka njoftuar se ka marrë tanimë rezultatet e testeve ku e gjithë ekspedita ka rezultuar negativ.

Vetëm mbrojtësi i Liverpoolit, Kostas Tsimakis kishte dalë pozitiv dy ditë më parë, por ai ishte izoluar dhe nuk kishte stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Kësisoj të gjithë lojtarët tjerë dhe stafi kanë rezultuar negativ në testet e bëra nga UEFA.

Greqia do të udhëtojë sot në ora 13:00 drejt Prishtinës, ku do të mbajë një seancë stërvitore para duelit të nesërm.

Kujtojmë që si Kosova ashtu edhe Greqia në ndeshjen e parë barazuan ndaj Moldavisë respektivisht Sllovenisë. /Telegrafi/