Telegrafi

Greket i thonë “PO” Europës

Qytetarët grekë do të mbështesin planin e kreditorëve evropianë për borxhin grek në votimin e të dielës. Ky është rezultati i fundit i publikuar nga “Makro Polis”.

Sa i takon pyetjes që do të shtrohet në referendumin e se dielës, nëse do të votoni pro apo kundër masave shtrënguese të unionit. 47.1 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të mbështesin propozimin e Brukselit, ndërsa 43.2 për qind e votuesve janë kundër.

Sa i takon vullnetit të qytetarëve grekë për të qëndruar ose jo në zonën euro, votuesit nuk kanë asnjë dyshim. 74.2 për qind e tyre janë përgjigjur se dëshirojnë që vendi i tyre të jetë pjesë e eurogrupit.

Vetëm 24.9 për qind, kanë thënë se janë kundër. Ky rezultat dëshmon se grekët kanë reflektuar pas zhvillimeve të fundit në vend, pasi ai rrezon sondazhin e një dite më parë, në të cilin 54 për qind e grekëve mbështesnin qeverinë Cipras, ndërsa vetëm 33 për qind e tyre votonin pro unionit.

Duke analizuar fletën e Referendumit, ekspertët vërejnë se formulimi i pyetjeve është bërë me paramendim, për të mos u lënë mundësi qytetarëve të shprehen qartë.

Madje edhe vendosja e përgjigjes “Jo” mbi atë “Po”, konsiderohet një tjetër truk i qëllimshëm. /Telegrafi/