Telegrafi

Grejpfruti stimulon koenzimat

Koenzima Q10 është e nevojshme për prodhimin e energjisë, ndërsa përdoret edhe për efekte parandaluese te angina pektoris, sulmet në zemër, tensioni i rritur, efektet negative të statinave (barnave për uljen e kolesterolit) si dhe ka edhe veti neuroprotektive.

Q10 ka veti të ngjashme me vitaminat, por për dallim nga to, organizmi i njeriut mund ta sintetizojë atë edhe vetë. Megjithatë, prodhimi si dhe përqendrimi i tij në organizëm ulet dukshëm pas moshës 40-vjeçare, andaj është e nevojshme të merret me anë të tabletave.

Meqë Q10 ka veti liofile, respektivisht për absorbimin e tij ka nevojë për yndyra, ai duhet të merret gjatë ushqimit që përmban yndyra. Lajmet e reja thonë se konsumimi i lëngut nga grejpfruti rrit përthithjen e kësaj koenzime në zorrë dhe madje deri në dyfish./Telegrafi/