Greg Van Avermaet përfundoi në vendin e parë në garën finale të rrugës me distancë në sportin e çiklizmit për meshkuj më kohë 6 orë e 10 minuta e 05 sekonda.
Pas tij u renditën Jakob Fuglasang (6.10.05) dhe Rafal Majka (6.10.10).
Në këtë garë 236.5 kilometershe mori pjesë edhe cikliti nga Kosova, Qëndrim Guri, i cili nuk arriti të prek fundin e kësaj gare.
Por, garuesi nga Kosova nuk ishte i vetmi pasi vetëm 63 çiklistë arritën të qëndrojnë deri në fund, ndërsa 79 çiklistë nuk arritën të kryejnë këtë garë të vështirë.
Guri është sportisti i dytë i Kosovës që sot debutoi në Lojërat Olimpike, pas shenjëtares Urata Rama. /Telegrafi/