Ambasadori amerikan Greg Delawie ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e kurban Bajramit, duke i uruar me krijimin e sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.
Përmes një video incizimi ambasadori u ka bërë thirrje krerëve politikë që ta zgjidhin sa më shpejt çështjen e numrave në kuvend.
“Përshëndetje qytetarë të nderuar, janë bërë 2 muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale, mendoj se nuk është bërë mjaft për votuesit kosovarë të cilët votuan për zgjedhjen e institucioneve.
Unë u bëj thirrje të gjithë politikanëve që t’i bëjnë numrat në Parlament dhe ta zhbllokojnë situatën politike sa më shpejt që të jetë e mundur.
Qytetarët kosovarë meritojnë më shumë, më shumë se kaq dhe nuk ka arsye të presin më.
Urime festa e kurban Bajramit të gjithëve”, është shprehur Delawie.