Site icon Telegrafi

Greenwood ndryshon ekipin kombëtar, nuk do të luajë më për Anglinë

Mason Greenwood, sulmuesi anglez që aktualisht luan për klubin francez Marseille, ka përfunduar dokumentet për të përfaqësuar ekipin kombëtar të Xhamajkës.

Greenwood luajti ndeshjen e tij të vetme për Kombëtaren e Anglisë në shtator të vitit 2020, kur ishte 18 vjeç.

Sipas talkSPORT, Federata Angleze (FA) i ka bërë të qartë 23-vjeçarit se ai nuk do të konsiderohet për skuadrën e Anglisë nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Tuchel.

Ky vendim u mor për shkak të reputacionit të Greenwood, pas akuzave për përdhunim dhe sulm ndaj të dashurës së tij në janar të 2022.

 

Edhe pse akuzat u hoqën në shkurt të 2023, skandali i kushtoi Greenwoodit me karrierën e tij si në Manchester United ashtu edhe në ekipin kombëtar të Anglisë.

Si rezultat, Greenwood ka vendosur të kalojë besnikërinë te Xhamajka, atdheu i babait të tij.

Mason ka kompletuar tashmë dokumentet e nevojshme dhe tani ka të drejtë për t’u përzgjedhur nga ekipi kombëtar i Xhamajkës, aktualisht i menaxhuar nga Steve McClaren. /Telegrafi/

Exit mobile version