Site icon Telegrafi

Greenwood jep sinjale se po largohet nga Man United

Mason Greenwood ka lënë të kuptohet se është gati të largohet nga Manchester United.

Ndërsa ai pret të mësojë nëse United do ta lejojë atë të bashkohet me stërvitjen parasezonale, lojtari e ka vënë rezidencën e tij në shitje.

The Sun thotë se shtëpia luksoze me gjashtë dhoma po qarkullon privatisht midis agjentëve të qiradhënies së nivelit të lartë për më shumë se 15,000 euro në muaj.

Lexo po ashtu Juventusi kontakton përfaqësuesit e Greenwood për një transferim në Torino

Vendimi sugjeron se Greenwood po përgatitet të lëvizë jashtë shtetit.

Reprezentuesi anglez është parë këtë javë në stërvitje private në qendër të qytetit të Mançesterit.

Ai e di se nuk do të ketë shumë hapësira nën urdhrat e Erik Ten Hag, ndërsa ka interesim nga Italia dhe Turqia. /Telegrafi/

Exit mobile version