Telegrafi

Greenwood arrestohet nga policia për thyerjen e rregullave të lirimit me kusht

Mason Greenwood është arrestuar me dyshimin se ka shkelur kushtet e lirimit me kusht pas arrestimit të tij me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje, thonë raportimet.

Sulmuesi i Manchester United u arrestua në janar pasi imazhet dhe videot u postuan në internet.

Mendohet se Greenwood ka shkelur kushtet e lirimit me kusht pasi kontaktoi viktimën e tij të supozuar.

Ai përballet me akuzat se ka përdhunuar, sulmuar seksualisht dhe kërcënuar se do të vriste një studente 18-vjeçare.

Greenwood është duke u intervistuar pasi oficerët u futën në shtëpinë e tij këtë mëngjes, raporton The Sun.

Lirimi me kusht i yllit të futbollit u zgjat në një seancë private  në qershor, por lojtari i ri ka tentuar që sa më shpejtë të lirohet nga akuzat, duke tentuar të afrohet tek viktima.

Ai u pyet më vonë me dyshimin se kishte kërcënuar për të vrarë ndërsa kaloi tre netë në qeli në një stacion policie në Mançester.

Greenwood u lirua me kusht më 2 shkurt, i cili është zgjatur dy herë që atëherë. /Telegrafi/