Manchester United ka lëvizur një hap më afër për të rikthyer Mason Greenwood në skuadrën e parë, raporton Daily Mail.
Klubi ka përfunduar hetimin e tyre të brendshëm mbi të ardhmen dhe miratimi për rikthimin e tij në skuadër është dhënë nga drejtori gjeneral – Richard Arnold.
Menaxhmenti tani do të kalojë në një periudhë konsultimi, e cila përfshin të folurit me ekipin e femrave dhe sponsorët rreth mendimeve të tyre për ta rikthyer atë.
Manchester United fillimisht ishte vendosur të shpallte vendimin e tyre final për Greenwood para fillimit të sezonit të Ligës Premier, por është vonuar pasi ata ende kanë nevojë për miratimin e palëve të tyre të interesit.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse klubi do ta kthejë Greenwoodin në ekipin e parë apo do ta huazojë atë për sezonin e ri.
Ekziston gjithashtu një shans që ata të ndryshojnë vendimin për ta rikthyer atë nëse reagimi i publikut është i madh dhe nëse përballen me probleme me ekipin e grave ose sponsorët. /Telegrafi/