Telegrafi

Greenspan, Clinton dhe Brown fajtorët kryesor për krizën financiare

Në Ankesën e "Evolucion security", në të cilën marrin pjesë rreth 200 menaxherë të fondeve investuese, më shumë vota si fajtor kryesor për krizën mori Greenspan, i cili ishte drejtor i "Fed"-it prej vitit 1987-2006.

Rreth 35 për qind nga të anketuarit besojnë se politika e tij afatgjatë e shkallës së kamatës së ulët për bumin kreditor, pastaj edhe për tregjet financiare botërore.

Presidenti i mëparshëm Clinton mori dhjetë për qind të votave, ndërsa një numër më i vogël i të anketuarve votën e tyre ia dhanë Brown-it.

Mes dhjetë të parëve fajtorë u gjenden edhe drejtori ekzekutues i "Royal bank of Scotland", Fred Goodwin dhe njeriu i parë i bankës investuese amerikane "Lehman Brothers", Richard Fuld, falimentimi i të cilës në muajin shtator të vitit të kaluar shkaktoi reagim të madh në tregjet financiare botërore.

Investitorët britanikë kanë bërë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke i vendosur në listë edhe ekonomistin e shekullit 18. Adam Smith, themeluesin e teorisë liberale ekonomike, si dhe mbretin grek Mida, i cili gjithçka që ka prekur e ka shndërruar në ar.