Telegrafi

Greenpeace: HP brendi më ekologjik

Me këtë ajo largoi kompaninë finlandeze Nokia, e cila në vendin e parë qëndroi për tri vite radhazi.

Në klasifikimin e ri të publikuar me 9 nëntor, ndodhen 15 brende të radhitur sipas kritereve të ndryshme në lidhje me ambientin, lajmërojnë mediat franceze.

Nokia këtë vit në këtë listë u gjet në vendin e tretë me notën 4.9 nga 10 poen të mundshëm, e kompania Dell, me notën 5.1 ishte në vendin e dytë. Apple ishte në vendin e katërt me 4.6 poen, e RIM u gjet në vendin e fundit.

HP i cili ndodhet në vendin e parë ka 5.9 poen, e këtë pozitë, në mes tjerash, e fitoi për shkak se kishte matur dhe zvogëluar emetimin e karbonit në atmosferë. /Telegrafi/