Site icon Telegrafi

Green & Protein me lokacion dhe menu të re!

Green & Protein, brendi i mirënjohur për konceptin më unik të ushqimit të shpejtë e të shëndetshëm (healthy fast food), vjen me lokacion të ri në Prishtinë, shumë afër lokacionit të kaluar në qendër.

Lokacioni i ri sjell një pamje komplet të re, me një dizajn unik që e bën ambientin jashtëzakonisht të veçantë për të kaluar kohë me miqtë dhe për t’i shijuar ushqimet e Green & Protein.

Ngjyrat vibrante, dominanca e të gjelbrës, ngrohtësia dhe afërsia me qendrën e bëjnë vendin ideal për çdo shujtë apo mes=shujtë të shëndetshme.

Por, përveç përkujdesjes për lokacionin e ri, Green & Protein ka punuar edhe në menunë e re, ku ka përfshirë një sërë pjatash të reja të shijshme dhe të shëndetshme për të gjithë ata që janë adhurues të ushqimit të shëndetshëm, kualitativ e të shpejtë.

Buka e gatuar në kushte shtëpie, e përgaditur me aronia e fara chia me fibra, proteinë dhe omega 3, është vetëm një nga risitë e menu’së së re, ku recetat e sallatave, hamburgerëve, ushqimeve të lehta e të mëngjesit janë shtuar e përpunuar shumë.

Lokacioni i ri dhe menu’ja janë lançuar gjatë kësaj jave, dhe pritet që shumë befasi dhe risi të reja të përcillen gjatë muajve në vijim.

Exit mobile version