Telegrafi

Green mposhti COVID-19, thotë se është një shembull për dyshuesit

Për muaj me radhë, Tony Green ishte skeptik se kërcënimi i COVID-19 ishte i vërtetë. Pastaj ftoi disa familjarë në ndejë, ku të gjithë u sëmurën.

Green i tha Anderson Cooper të CNN-it të hënën se e sheh veten si shembull për të tjerët.

“Ne duhet të jemi shembulli që sjellin ndërgjegjësim (për atë që mund të ndodhë në një tubim të vogël)”, tha ai.

Pasi të gjashtë njerëzit – Green, partnerja e tij dhe prindërit e tyre – u sëmurën në fundjavë, tetë persona të tjerë në familjet e tyre rezultuan pozitivë, duke e çuar totalin në 14, transmeton Telegrafi.

Green, i cili jeton në Teksas, përfundoi në spital dhe mjekët e shpëtuan atë nga një goditje në tru.

Ai tha se askush nuk e di se kush ishte tashmë i sëmurë kur familja ishte mbledhur. Por, gjithçka që ai e di, disa mund të kishin vdekur.

“Sa njerëz do të ishin sëmurë nëse nuk do t’i kisha pritur atë fundjavë? Një? Ndoshta dy? Pikëllimi vjen në valë, por faji thjesht qëndron”, tha Green.

Green për fund kishte edhe një mesazh për njerëzit që po përgatiten për “Ditën e Falënderimeve” ose Krishtlindjet – t’i qasemi familjes me kujdes. /Telegrafi/