Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Nënkampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors me vështirësi kanë triumfuar kundër New Orleans Pelicans me rezultat 113:109.
Stephen Curry ishte basketbollisti më efikas te skuadra e Goldenit, i cili ka lënë pas Draymond Green, i cili regjistroi ‘trible-dobule’ me 12 kërcime, po aq pikë dhe dhjetë asistime, trasnmeton Telegrafi.
Në anën tjetër lojtari më efikas ishte Anthony Davis me 28 pikë ndërsa u pasua prej Solomon Hillit me 12 pikë.
Pas kësaj, Golden State ka 22 fitore dhe tre humbje ndërsa New Orleans ka tetë fitore dhe 18 humbje. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Cleveland Cavaliers 103-86 Memphis Grizzlies
Atalanta Hawks 120-131 Orlando Magic
Chicago Bulls 94-99 Minnesota Timberwolves
Phoenix Suns 113-111 New York Knicks
Portland Trail Blazers 114-95 Oklahoma City Thunder