Jack Grealish do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror, por edhe nga futbolli anglez.
Bayern Munich janë duke kërkuar një lëvizje sensacionale për sulmuesin anglez Jack Grealish, ka mësuar SunSport.
Gjigantët gjermanë janë gati të emërojnë Vincent Kompany si trajnerin e tyre të ri dhe ish-mbrojtësi i Manchester Cityt besohet se e ka identifikuar asin e Anglisë si një nga objektivat e tij kryesore për të rindërtuar ekipin.
Kompany besohet të jetë një tifoz i madh i Grealish dhe Bayerni mendon se mund të ketë një shans për të tunduar ish-sulmuesin e Aston Villa për një kalim në Gjermani .
Ata mendojnë se mundësia për t’u lidhur me Harry Kane do të jetë një tërheqje e madhe.
Suksesi që Jadon Sancho ka pasur që nga kthimi në Gjermani mund të hapë gjithashtu sytë e Grealish ndaj mundësive që ekzistojnë përtej Ligës Premier.
Grealish ka humbur vendin e titullarit te City dhe largimi nga Etihad Stadium duket i pashmangshëm.
Përveç Bayernit në garë për sulmuesin anësorë është edhe Chelsea, derisa City synon që nga shitja e Grealish të fitojë rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/