Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Manchester Cityt, Jack Grealish, ka krijuar një skandal të ri pasi kamerat e kanë “kapur” në një gjendje dukshëm të dehur para një klubi nate të dielën.
Grealish po argëtohej me shokët e skuadrës Riyad Mahrez dhe Kyle Walker dhe teksa hynte në një klub hasi në një skenë të sikletshme.
Mediat angleze fillimisht pretenduan se atij i ishte ndaluar hyrja për shkak të gjendjes së tij, por më pas u konfirmua se Grealish përfundoi në klubin e natës duke hyrë nga ana tjetër.
? Manchester City’s Jack Grealish filmed being too drunk to get into a bar pic.twitter.com/v2CjCRqjXx
— Live News (@LiveNewsForAll_) February 7, 2022
Ky është vetëm një në një seri skandalesh që Grealish ka bërë gjatë karrierës së tij, veçanërisht pasi City e pagoi atë 118 milionë euro te Aston Villa verën e kaluar.
Mirëpo, trajneri Pep Guardiola në konferencën e sotme për shtyp se nuk e ka fajësuar për këtë, por sepse nuk ka qenë i ftuar.
“Do t’i ndëshkojmë. Jam i mërzitur sepse nuk më kanë thirrur. Nuk më pëlqen kjo”.
“They will be fined…because they didn’t invite me!” ?
Pep Guardiola has defended some of his players, including Jack Grealish, after videos posted on social media appeared to show them on a night out on Sunday. pic.twitter.com/ppuQSshe6o
— Sky Sports News (@SkySportsNews) February 8, 2022
“Herën tjetër shpresoj të më ftojnë”, ka thënë Guardiola, i cili tha se këta janë futbollistë që bëjnë mirë në stërvitje dhe në fushë dhe se nuk ka nevojë t’i ndëshkojmë për daljen jashtë. /Telegrafi/