Mirosllav Grçev është pjesë e komisionit shtetëror për të hetuar ndërtimin e projektit ”Shkupi 2014”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ai dje ka thënë se për këtë projekt janë harxhuar shumë para. Jo vetëm për përmendoret por edhe për mundin artistik të ideatorëve të statujave.
”Bëhet fjalë për organizim banditesk rreth këtij projekti. Janë hudhur para për të të ndërtuar dhe për të menduar përmendore që sot janë të vendosura nëpër Shkup. Janë dhënë miliona edhe për honorare dhe për ide” thotë Grçev.
Ai gjithashtu ka thënë se do të paguaj vet ai personalisht lëvizjen e përmendores nga qendra e Shkupit.
”Nuk duhet shumë gjëra për ta hequr një përmendore si e ‘luftëtarit në kalë’, një kamion dhe një kran. Ja unë do ta paguaj transportin.” /Telegrafi/