Transferimi i Thomas Gravesen nga Evertoni te Real Madridi në janar të vitit 2005 i kapi të gjithë në befasi, madje edhe vetë lojtarin.
Danezi u soll në skuadër për të siguruar më shumë forcë në mesfushën e Real Madridit në afatin e dimrit, por fillimisht pati konfuzion se cila skuadër nga kryeqyteti spanjoll e dëshironte atë.
“Unë isha në kinema me vëllanë tim kur thirri agjenti im”, ka thënë fillimisht Gravesen në një intervistë për FourFourTwo.
“I thashë vëllait tim: duhet t’i lajmërohem kësaj telefonate dhe dola jashtë”.
“Agjenti im pyeti: Çfarë mendoni për Madridin?”.
“Mendova se ishte Atletico Madrid fillimisht, kështu që unë thashë, por mua më pëlqen shumë edhe Evertoni”.
“Ai tha: Është Real Madridi. I thashë: Real Madridi?!”.
“Real Madridit duhej t’ përgjigja vërtetë shpejtë. Kalimi ndodhi shumë shpejt”, përfundoi danezi.
Gravesen vazhdoi të bëjë 49 paraqitje për Los Blancos për 18 muaj sa luajti në Bernabeu. /Telegrafi/