Telegrafi

‘Grateful’ i DJ Khaled kryeson në listën e “Billboard 200” (Video)

Albumi i 10’të i super-producentit i ka fituar atij vendin e parë në “Billboard 200”.

“Grateful” – album i cili përfshin këngë nga yjet si Beyonce, Jay-Z, Rihanna dhe Nicki Minaj – është renditur në krye të listës me 149,000 kopje të shitura të albumit.

Këtë lajm Khaled e ka festuar në rrjetet e tij sociale, duke shkruar se këtë ‘fitore’ ia dedikon djalit të tij Asad Khaled.

Këtij përshkrimi Khaled ia ka bashkëngjitur edhe një video të tijën, ku shihet i veshur në të bardha duke kërcyer me këngën “Wild Thoughts” të Rihannas dhe Bhryson Tillers.

Kjo është top 10’shja e Billboard 200:

1. DJ Khaled – Grateful – 149,000
2. Imagine Dragons – Evolve – 147,000
3. Kendrick Lamar – DAMN. – 59,000
4. Prince and the Revolution – Purple Rain – 52,000
5. 2 Chainz – Pretty Girls Like Trap Music – 43,000
6. 311 – MOSAIC – 39,000
7. Ed Sheeran – ÷ – 36,000
8. Drake – More Life – 34,000
9. Bruno Mars – 24K Magic – 32,000
10. Various – Moana – 29,000 /Telegrafi/