Telegrafi

Gratë zbrazin çantat e dorës, nuk dinë as vet se çka ka në to! (Video)

Sally Biddall nga Britania e Madhe, iu ka kërkuara katër vullnetareve që të zbrazin çantat e tyre të dorës dhe të tregojnë se çfarë mbajnë në to.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni gjësendet e pazakonta që ato i kanë me vete, e madje nuk e dinë as që janë aty, transmeton Telegrafi.

Prej kartelës së ushtrimores që nuk është përdorur kurrë, te dëgjueset që nuk punojnë, pecetave të papastra, pirunëve plastikë, e deri te brusha për lyerjen e faqeve… Këto janë disa nga gjësendet e shumta që ishin në çantat e tyre, të gjitha të mbuluara me papastërti.

Sipas një hulumtimi, del se 33 për qind e grave nuk i pastrojnë kurrë çantat, ndërsa kërkohet që së paku një herë në javë të zbrazet e tëra dhe të fshihet me pecetë të lagur.

Ato që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, këshillohen që së paku t’i hedhin çamçakëzët e përtypur dhe të mos i mbështjellin me fatura, si dhe t’i hedhin jashtë letrat higjienike. /Telegrafi/