Kërcënimi që përbëjnë gratë xhihadiste, roli i të cilave po bëhet më aktiv brenda grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, nuk duhet nënvlerësuar, theksuan sot shërbimet sekrete holandeze.
“Roli i grave në grupet xhihadiste nuk duhet nënvlerësuar, ato janë po aq të përkushtuara për xhihad sa burrat dhe përbëjnë një kërcënim për Holandën”, theksuan shërbimet sekrete holandeze (AIVD) në një raport.
“Bëhet fjalë për gra të moshës 30 vjeçe, të afta për të rimarrë armët e lëna nga burrat e vrarë në luftime”, njofton AIVD, që shprehet e vendosur për të shkatërruar stereotipet.
“Thuhet se janë vajza naive, që kanë ndjekur dashurinë e tyre, apo që janë gjendur aksidentalisht në radhët e kalifatit, por ato janë më aktive dhe të dhunshme se më parë”, shprehin shqetësimin shërbimet sekrete holandeze.
“Shteti Islamik që vazhdon të humbasë terren në Irak dhe në Siri dhe që po përballet me një humbje në rritje të luftëtarëve, po u jep një rol gjithnjë e më të rëndësishëm grave”, thotë AIVD.
“Ato rekrutojnë luftëtarë, prodhojnë dhe përhapin propagandë dhe mbledhin fonde në përfitim të grupeve xhihadiste”, theksoi ai.
Të paktën 280 persona, mes të cilëve dy e tretat janë gra, janë larguar nga Holanda për të luftuar në Irak dhe në Siri, sipas agjencisë kombëtare antiterroriste NCTV.