Juria e ekspertëve, e cila përfshinte 82 gazetare të automobilizmit nga 55 vende të botës, shpallën fituesin për vitin 2025.
Pas disa raundeve të testimit, Vetura e Vitit në mbarë botën, gratë vendosën që këtë vit ai titull t’i takojë modelit Hyundai Santa Fe, transmeton Telegrafi.
Testimi dhe vlerësimi i më shumë se 80 modeleve të reja të veturave filloi vitin e kaluar. Pas shumë orë drejtimi dhe testimi të automjeteve të shumta, gazetaret e automobilizmit fillimisht zgjodhën fituesit sipas kategorive.
Në fillim të këtij viti, si më të mirët në klasat e tyre u shpallën: MINI Cooper (makinë qyteti), KIA EV3 (SUV kompakt), Audi A6 e-tron (limuzinë), Hyundai Santa Fe (SUV i madh), Toyota Land Cruiser (4×4&Pick-up) dhe Porsche Panamera (vetura sportive/).
Më pas erdhi votimi përfundimtar, dhe pikët erdhën nga pesë kontinente dhe tani kemi rezultatin përfundimtar.
Modelit Hyundai Santa Fe iu dha titulli prestigjioz i më i miri në botë. Ky SUV i madh është emëruar Vetura Botërore 2025 nga paneli prestigjioz global i gazetareve femra të automobilave WWCOTY.
Ky njoftim përkon me javën që feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një datë shumë e veçantë për miliona njerëz në mbarë botën.
Përpara se të votonin, 82 gazetare nga 55 vende testuan tërësisht modele të shumta makinash, duke vlerësuar me kujdes çdo aspekt.
Votimi ishte shumë i barabartë, pasi të gjithë finalistët kishin cilësitë për t’u bërë fitues i përgjithshëm.
Pas analizave të kujdesshme dhe ekzaminimit të plotë, juria pothuajse njëzëri zgjodhi Hyundai Santa Fe, një SUV i madh që mund të akomodojë deri në shtatë pasagjerë.
Me një gjatësi prej 4.8 metrash, është “praktik dhe sjell dizajn inovativ dhe motorë efikas”. /Telegrafi/