Telegrafi

Gratë shpalosin aftësitë e tyre për biznes

Gratë biznesmene, me mbështetjen e qeverisë së Kosovës, të hënën në Prishtinë hapën panairi treditor “Gratë në biznes”.

Në këtë panair gratë do t’i ekspozojnë punimet e tyre të dorës.

“Duke marr për baze strategjinë e orientuar në mbështetje të sektorit privat, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka vazhduar realizimin e projektit tradicional për mbështetjen e këtij panairi. Hapja e këtij panairi është ngjarje e cila për nga dimensioni duket e vogël, por nga simbolika bartë një mesazh shumë të fuqishëm se pa integrimin e femrës ne jetën tonë ekonomike nuk ka zhvillim dhe prosperitet të vendit tone”,tha në ceremoninë e hapjes së panirit, ministri Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku./Telegrafi/