Telegrafi

Gratë rrihen barbarisht, për tu “çliruar nga fryma e ligë” (Foto)

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur gratë indiane rrahën gjatë një rituali të çuditshëm për t’i liruar ato nga ‘fryma e ligë’.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, çdo vit rreth 2.000 gra presin për pesë orë që të futen në tempullin e lashtë Achappan në Trichy, India jugore.

E kur vjen radha e tyre, ato gjunjëzohen në tokë për t’u “rrahur” në mënyrë të egër nga një prift.

Shumë vuajnë nga dhimbja, ndërsa anëtarët e familjes së tyre shikojnë ngjarjen, duke shpresuar se do të shërohen.

Një vajzë e shkollës Vishakha, e cila ishte bërë për gati t’u ulur në radhë, tha: “Prindërit e mi mendojnë se unë jam e prekur nga fryma e ligë sepse nuk tregoj interes për studime”.

Vajzat e tjera adoleshente u sollën nga prindërit e tyre për ose që nuk kanë arritur akoma pubertetin ose kanë periudha të parregullta.

Një prift këmbënguli që fshikullimi nuk është një krim, duke shtuar: “Është një besim i devotshmërisë dhe praktikë e një tradite të lashtë. Ne nuk mund ta ndryshojmë”. /Telegrafi/