Site icon Telegrafi

Gratë që luftojnë Putinin: Rrëfimi për politikanen që detyrohet të izolohet në një spital rus për Covid-19, pavarësisht se nuk është e sëmurë

Një dokumentar i ri i ITV po eksploron gratë që po luftojnë kundër administratës së presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një dokumentar që transmetohet sonte në orën 22:45, që ndjek politikanët e opozitës ruse teksa bëjnë fushatë dhe refuzojnë të tërhiqen edhe nëse kjo do të thotë ‘humbja e gjithçkaje’.

Violetta Grudina, 31 vjeçe, një aleate e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, donte të kandidonte për Këshillin Bashkiak të Murmansk në prill të vitit 2021, por pamjet tronditëse tregojnë se ajo detyrohet të izolohet në repartin për të prekurit nga Covid-19 të një spitali, pavarësisht se nuk e ka virusin.

Pas disa javësh ndalim, Violetta shpall grevë urie dhe lirohet tetë ditë më vonë.

Ajo shfaqet në dokumentar së bashku me Lusya Stein, e cila i përket grupit të mirënjohur Pussy Riot, një grup, si dhe Irina Fatyanova, 32, një kandidate e pavarur e opozitës nga Shën Petersburg.

Pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe rajonale të Rusisë në shtator, e gjithë organizata e Navalny ishte shpallur e jashtëligjshme si ekstremiste.

Violetta drejtonte selinë e Navalny në Murmansk, një qytet port në veriperëndim të Rusisë, dhe thotë: “Kjo qeveri u përpoq të më shkatërronte mua dhe të gjithë kolegët e mi në të gjithë vendin”.

“Por autoritetet bënë një gabim. Kur punoja në ekipin e Alexei Navalny, nuk isha politikane. Por pasi autoritetet na ndaluan dhe na quajtën ekstremistë, ne u bëmë politikanë”.

Dhe siç shkruan më tej Daily Mail, përcjell Telegrafi, me organizatën e Navalny-t të shkatërruar, kanë mbetur vetëm disa kandidatë të pavarur – shumë prej tyre gra.

Gjatë xhirimeve, Violetta planifikonte të kandidojë si kandidate e opozitës në zgjedhjet lokale – por pandemia po përdoret për t’i mbyllur gojën pasi autoritetet e detyrojnë atë në spital për ta trajtuar për një virus që nuk e ka.

Violetta thotë: “Murmansk është një rajon shumë, shumë i qetë dhe, për fat të keq për autoritetet, unë jam një katalizator për të gjitha motivet e protestës”.

“Prandaj do të përdoren të gjitha metodat e mundshme për të më mbyllur gojën, për të më eliminuar në zgjedhje”. /Telegrafi/

Exit mobile version