Telegrafi

Gratë obeze më të rrezikuara për kancer të zorrëve

Hulumtuesit amerikanë kanë përcjellë një numër prej 2300 pacientësh, 1250 meshkuj dhe 1050 gra. Ata kanë gjetur një lidhje pozitive në mes të indeksit të rritur të masës trupore dhe rrezikut për zhvillim të neoplazmave të kolonit te gratë.

Rezultatet kanë treguar se me rritjen e indeksit të masës trupore, rritet edhe rreziku për të zhvilluar neoplazmë të zorrëve. Në bazë të statistikave, ky efekt është treguar i theksuar te gratë, por jo edhe te meshkujt.

Në të vërtetë, studimi ka treguar se gjatë kolonoskopisë gjasat për identifikim të neoplazmave të zorrëve ishin 5.2 herë më të larta te gratë të cilat kanë IMT mbi 40, se sa te gratë të cilat kanë IMT 25 ose më të vogël. /Mjeku.Net/Telegrafi/