Telegrafi

Gratë nga Florida në përpjekje për të shënuar rekord botëror duke përshkuar 800 kilometra me vetura lodra

Një çift grash nga Florida po përpiqen të shënojnë një rekord të ri botëror Guiness duke vozitur vetura lodra 800 kilometra drejt bregdetit të shtetit.

Cassie Aran dhe shoqja e saj Lauren, po dokumetojnë aventurat e tyre me vetura lodra në rrjete sociale dhe synimin e tyre për të përshkuar 800 kilometra në një kohë prej rreth dy muajsh.

Dyshja tha se Guiness aktualisht nuk liston një rekord për distancën më të gjatë të përshkuar me veturë lodër, por organizata e ka miratuar kërkesën e grave për të shtuar këtë kategori, përcjell Telegrafi.

“Ne luanim me vetura lodra kur ishim fëmijë dhe gjithmonë kemi dashur të përpiqemi për të shënuar një rekord Guiness. Pra, ne mendojmë se kjo do të jetë një formë argëtuese për të kujtuar fëmijërinë tonë”, tha Lauren.

Ndryshe, bëhet e ditur se përpjekja për të shënuar rekord botëror po rrit të ardhurat e organizatave të kafshëve si Rrjetit të Pandave të Kuqe në Nepal dhe Qendrës së Shpëtimit të Kafshëve në Kosta Rika. /Telegrafi/