“Gratë dhe burrat duhet të gëzojnë të drejta të barabarta njerëzore, por edhe të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në jetën politike dhe shoqërore, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet për të gjitha çështjet thelbësore. Për tu realizuar çështja që mund të shtrohet është nëse gratë po luftojnë në betejë të gabuar, domethënë nëse duhet të luftojnë për përfaqësim më të madh në Parlament, duhet të luftojnë për hyrje në Qeveri ku qëndron fuqia e vërtetë. Gjithashtu është e nevojshme të punohet edhe në përforcimin ekonomik të grave në shoqëri, si një segment i rëndësishëm në luftën kundër dhunës në familje, por edhe në luftimin e gjuhës së urrejtjes drejtuar ndaj tyre”.
Këto janë qëndrimet e disa prej pjesëmarrësve në konferencën kushtuar bashkëpunimit rajonal në fushën e promovimit të barazisë gjinore dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes të organizuar sot në Kuvend nga Klubi i deputetëve në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik.
“Çështja e barazisë gjinore është çështje e zhvillimit të qëndrueshëm jo vetëm në vendet tona, por edhe në nivel global. Shumë i rëndësishëm është përforcimi i paanshëm i gruas dhe dërgimi i porosive se gratë dhe burrat duhet të gëzojnë nivel të barabartë të të drejtave të njeriut, patjetër në të gjitha segmentet e shoqërisë duhet të përfaqësohen sepse duhet të dëgjohet zëri i grave kur është në pyetje siguria dhe zhvillimi, lufta kundër dhunës”, thotë deputetja malazeze Nada Drobnjak.
Jetojmë një paradoks, shton ajo, në të cilin edhe pse gratë në shoqërit tona janë numër i madh i popullsisë ato luftojnë për të drejtat e tyre si “pakicë”.
Kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta Daniela Rangelova, theksoi se fokus i posaçëm krahas luftës për të drejta të barabarta, përforcim ekonomik i gruas, duhet të vendoset edhe në luftën kundër gjuhës së urrejtjes orientuar ndaj grave.
Kryetarja e Klubit të deputeteve Gjylimser Kasapi thotë se të dy temat – lufta për barazi gjinore në të gjitha fushat e jetës femërore dhe lufta kundër gjuhës së urrejtjes janë aktuale dhe meritojnë më shumë aktivitete.
Ajo vlerëson se gjuha e urrejtjes, posaçërisht në rrjetet sociale, gjithnjë e më shumë po shqetëson dhe për këtë, siç tha, ky vit do të shpallet vit i luftës kundër urrejtjes, jo vetëm kundër politikës, por edhe drejtë të gjitha grave në përgjithësi.
Konferencën në Kuvend e organizon Klubi i deputeteve në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik.