Site icon Telegrafi

Gratë në PDK, nga sot me 40 për qind në organet vendimmarrëse

Gruaja e Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot do të jetë e përfaqësuar me 40 për qind në të gjitha organet vendimmarrëse të partisë.

Ky është vendimi i kryesisë së këtij subjekti, i cili po ashtu ka vendosur që Uran Ismaili të jetë nënkryetar i PDK-së për çështje organizative dhe çështjet e rinisë.

Në një konferencë për media kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se në organet vendimmarrëse të PDK-së gruaja do të përfshihet 40 për qind.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se ka premtuar që roli i gruas në PDK por në të njëjtën kohë në nivel qendror dhe lokal të jetë edhe më e fuqishme në vendimmarrje.

“Jam këtu për të ndarë me ju dy lajme. Në konventën e grave kam paralajmëruar që roli i gruas në vendimmarrje në PDK, në të gjitha nivelet institucionale pushteti qendror dhe ai lokal do të jetë edhe më i theksuar për arsye se është në interesin nacional të vendit tonë. Gruaja qoftë në të kaluarën, qoftë në ditët e sotme ka rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë dhe të familjes.

I pyetur për riformatimin e Qeverisë, Veseli tha se janë duke punuar për interes të qytetarëve dhe çdo gjë që është në interes për t’ua bërë jetën më të mirë atyre, do ta bëjnë. /Telegrafi/

Exit mobile version