Telegrafi

Gratë ndajnë fotografi të trupave të tyre pas lindjes, të gjitha duhet të jenë krenare

Foto: EllianaAllon/Instagram

Të gjithë e dinë që trupi i gruas pas lindjes nuk duket më së miri.

Duke filluar nga shtrirjet e lëkurës në bark, trupi i gruas është duke kaluar nëpër shumë ndryshime, ndërsa ajo është shtatzënë. Këto ndryshime mund të ndikojnë shumë në trup edhe pas lindjes.

Sidoqoftë, nuk duhet të përqendrohemi në trupin dhe ndryshimet e tij, por në vetë veprimin e krijimit të një jete të re dhe sjelljen e saj në botë. Ndryshimet që kanë përjetuar dhe dhimbja që kanë kaluar nuk kanë rëndësi për nënat pasi të shohin fëmijën e tyre.

Nënat në të gjithë botën duhet të admirohen nga të gjithë për përkushtimin dhe sfidat me të cilat përballen për fëmijët. Ato kanë nevojë për kohë për t’u shëruar dhe për t’u kujdesur për foshnjën gjatë 6 javëve të para të lindjes.

Në një formë vetëdijesimi disa gra ndanë fotografi të barkut të tyre pas lindjes, duke treguar se kjo është një gjë normale dhe të gjitha nënat e reja duhet ta duanë trupin ashtu si është.

Disa nga fotografitë e bukura me një mesazh të rëndësishëm pas vetes i gjeni më poshtë: