Telegrafi

Gratë myslimane të veshura me “burkini” ndalohen në plazhet e Cannes

Kryetari i komunës në qytetin të Cannes, në jug të Francës, ka marrë vendimin për ndalimin e rrobave të plazhit për gratë myslimane, ato që ndryshe njihen si burkini.

Sipas tij, personat e veshur në këtë mënyrë përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë publike.

David Lisnard, ka thënë se burkini janë një simbol i ekstremizmit islamik dhe mund të nxisin konflikt, pasi Franca muajt e fundit ishte shënjestër e disa sulmeve terroriste islamike, transmeton tvklan.

Sipas këtij vendimi, kush që kapet duke notuar me “burkini”, do të gjobitet me një shumë prej 38 eurosh.