Kryetari i komunës në qytetin të Cannes, në jug të Francës, ka marrë vendimin për ndalimin e rrobave të plazhit për gratë myslimane, ato që ndryshe njihen si burkini.
Sipas tij, personat e veshur në këtë mënyrë përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë publike.
David Lisnard, ka thënë se burkini janë një simbol i ekstremizmit islamik dhe mund të nxisin konflikt, pasi Franca muajt e fundit ishte shënjestër e disa sulmeve terroriste islamike, transmeton tvklan.
Sipas këtij vendimi, kush që kapet duke notuar me “burkini”, do të gjobitet me një shumë prej 38 eurosh.