Telegrafi

Gratë më të lumtura kur gjatë lindjes nuk janë vetëm

Pos kësaj, prania e partnerit, babait të fëmijës, nënës, mikes apo ndonjë personi tjetër të afërm kryesisht nuk paraqet asnjë problem për personelin mjekësor, shtohet në studim.

Përderisa prania e personit tjetër në lindje është praktikë e pranuar në pjesën më të madhe të botë, shumë spitale këtë nuk e lejojnë apo së paku i dekurajojnë njerëzit, ka thënë doktoresha Odalea M. Bruggemann nga universiteti Santa Catarina në Florianopolis si dhe kolegët e saj. Kjo është veçanërisht e shpeshtë në vendet në zhvillim.

Dyzet e shtatë për qind e grave zgjedhin partnerin apo babanë e fëmijës që tu bëj shoqëri në maternitet, 30 për qind nënën, e 23 për qind ndonjë të afërm apo mike.

Gratë me përcjellje gjithashtu janë më të kënaqura me shërbimet mjekësore. “Ndoshta për faktin që edhe dikush tjetër ka qenë në dhomë, personeli mjekësor ka qenë më i kujdesshëm dhe është sjellë në mënyrë më miqësore”, thonë autorët.

“Presim që rezultatet e këtij studimi do t’u ndihmojnë punonjësve mjekësorë që të pranojnë dhe të respektojnë të drejtat e grave gjatë lindjes”, kanë përfunduar autorët e studimit.