Telegrafi

Gratë mbi moshën 50 vjeçare: Mënyrat natyrale të bukurisë

Çfarë ndodh me lëkurën dhe flokët gjatë plakjes?

Efekti i ekspozimit ndaj diellit, duhanit, ushqimi dhe trashëgimia, bëhen më të dukshme në lëkurë derisa ne plakemi.

Stresi, rëndesa dhe obeziteti, po ashtu ndikojnë shumë në pamjen e lëkurës. Dhe, derisa plakemi, lëkura jonë nuk prodhon qeliza të reja aq sa do të duhej. Lëkura gradualisht bëhet më pak elastike dhe më e prirë ndaj thatësisë.

Diçka e ngjashme ndodh edhe me qelizat të cilat i japin ngjyrën flokëve. Qelizat pigmentuese të flokëve bëhen më pak të afta për të regjeneruar veten dhe flokët bëhet të përhitura.

8 lloje natyrale të bukurisë për lëkurën tuaj

Gjithçka që ju nevojiten për t’u kujdesur për lëkurën tuaj derisa plakeni janë disa hapa të thjeshtë. Ndiqni këto hapa për të pasur një bukuri natyrale.

1. Nëse pini duhan, ndërpriteni. Hulumtimet tregojnë se duhani e plak para kohe lëkurën.

2. Thuaji jo rrezitjes. Rrini larg nga dielli në periudhën nga ora 10 paradite deri në 4 pasdite, kohë kjo kur rrezet e diellit janë shumë të forta. Nëse ju duhet patjetër të jeni jashtë, vendosni kapelë mbrojtëse, këmishë me mëngë të gjata dhe syza dielli.

3. Përdorni kremra të sigurt. Përdorni produkte me faktorë të mbrojtjes 15 ose më shumë si dhe mbrojtës edhe nga rrezet ultravjollce A dhe B. Lëkura e dëmtuar nga ekspozimi i tepërt ose i pambrojtur i diellit, pëson disa ndryshme, siç janë rrudhat dhe teni jo i njëjtë i lëkurës.

4. Kontrolloni lëkurën më shpesh për kancerin e lëkurës. Nëse keni ndryshime që ju shqetësojnë, thirreni mjekun tuaj menjëherë. Personat e moshuar me lëkurë të ekspozuar në diell janë në rrezik më të madh, dhe duhet të bëjnë kontroll vjetor.

5. Zbuteni lëkurën e thatë. Përdorni produkte që japin lagështi. Sapunët dhe losionet specifike ushqejnë mirë lëkurën tuaj. Vizitoni mjekun nëse keni ende probleme me lëkurën e thatë.

6. Hani me kohë dhe pini lëngje. Ushqimi i mirë ndihmon organizmin të rregullojë lëkurën. Të pish shumë ujë, ndihmon hidratimin e lëkurës nga brenda jashtë.

7. Përdorni produktet kundër plakjes. Tek gratë mbi 50 vjet, kremrat dhe losionet e ndryshme ndihmëse mund të rrisin bukurinë natyrale duke ripërtërirë lëkurën.

8. Mësoni më shumë rreth trajtimeve të lëkurës. Injeksioni Botox mund të zvogëlojë rrudhat në një të tretën e sipërme të fytyrës. Produktet tjera të ndryshme për lëkurë janë po ashtu efektive në largimin e vijave në fytyrë dhe për të lëmuar lëkurën, veçanërisht rreth syve dhe gojës. Plotësuesit e rrudhave mund të rrafshojnë lëkurën dhe të eliminojnë ngritjet në lëkurë.

4 mënyra natyrale për flokë të shëndetshme

Deri tani, shkenca moderne ende nuk ka gjetur shërim për flokët e përhitura. Edhe më tej, ngjyrosja është gjëja më efektive nëse vërtet nuk ju pëlqen ngjyra e hirit. Megjithatë, ekspertët mendojnë se ngjyra natyrale e hirit është e bukur. Ja disa këshilla:

Përpiquni vetëm të theksoni ngjyrën natyrale. Disa fije të pakta flokësh të ngjyrosura gjatë gjithë sipërfaqes mund të fshehin lehtësisht flokët e përhitura.

Koha për ngjyrosje të plotë? Gratë të cilat dëshirojnë ngjyrë të plotë, të errët, duhet të kenë parasysh se kjo kërkon mirëmbajtje të rregullt pasi që flokët rriten dhe ngjyra largohet. Nëse nuk dëshironi të vizitoni sallonet çdo gjashtë javë, ngjyra e plotë nuk është për ju.

Provoni stil të ri të flokëve. Rregulloni flokët sipas preferencës tuaj personale. Por, mos ia impononi vetes t’i shkurtoni shumë vetëm pse i keni 50 vjet. Flokët e gjata mund të jenë të bukura, pavarësisht prej vjetëve që keni.

Rregulloni flokët e dobëta/holla. Prerja e shkurtë mund t’u japë volum flokëve të holla. Ngjyra është po ashtu e mirë për të dhënë vëllim për flokët e dobëta dhe të buta. Ndonjëherë produkte të ndryshme, si shamponët voluminizues, mund ta zgjedhin problemin. /Telegrafi/