Një shoqatë ndërkombëtare që rreth vetes përbën vetëm gra, kanë qëndruar sot në Krushë të Madhe të Rahovecit ku kanë vizituar gratë e Krushës.
Ky delegacion i International Women Club kanë vizituar kompaninë “Gratë e Krushës” që udhëhiqet nga Fahrije Hoti nga ky fshat.
Kompania “Gratë e Krushës” është themeluar pas luftës në Kosovë ku merret me përpunimin e specave që kultivohen me të madhe në Krushë.
Prodhimet e tyre nga specat plasohen në treg të Kosovës por edhe jashtë saj.
Krusha e Madhe është një fshat i komunës së Rahovecit ku shumica e meshkujve të rritur të këtij fshati ishin vrarë në marsin e vitit 1999 nga forcat paramilitare serbe.
Fshati pat mbetur vetëm në gra dhe fëmijë dhe profesioni kryesor i tyre është bujqësia./kp/Telegrafi/