Site icon Telegrafi

Gratë çeke mund t’i huazojnë burrat

Vladimir Simik nga Berno e Çekisë qysh në vitin 2005 ka filluar këtë punë të pazakonshme. Ai u mundëson femrave çeke t’i huazojnë meshkujt prej tij – të cilët do t’u ndihmojnë atyre t’i rregullojnë punët e shtëpisë, ndërsa siç raportojnë mediat, ata janë shumë më të lirë sesa “mjeshtërit” klasikë.

Që nga fillimi i krizës ekonomike dhe largimit të shumë punëtorëve nga puna, është shtuar dukshëm numri i meshkujve që lajmërohen për të punuar si “burra të huazuar”.

Ndihmën e “burrave të përkohshëm” në të shumtën e rasteve e kërkojnë gratë e moshuara, gratë e divorcuara, apo edhe vejushat. Mirëpo se fundi ka filluar të rritet edhe numri i grave të martuara që kërkojnë shërbimin e tyre, sidomos ato gra burrat e të cilëve nuk marrin erë në “mjeshtëri”.

Çmimi për shërbimin e këtyre “burrave të përkohshëm” sillet prej 10 deri në 14 euro për orë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version