Telegrafi

Gratë atentatore, që vrasin burrat

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare. Në shumicën e rasteve, prej të cilave është raportuar për dhunë në familje viktima kryesisht kanë qenë gratë dhe fëmijët.

Ndërsa përveç dhunës fizike, një numër i madh i grave kanë pësuar edhe me humbje jete. Ndonëse dhuna dhe vrasjet ndaj grave të shkaktuara nga burrat janë shumë herë më të mëdha, në Kosovë ka pasur raste kur gratë i kanë vrarë burrat e tyre.

Që nga viti 2006 e deri më sot në Kosovë janë shënuar gjithsej tri (3) raste të tilla, në të cilat gratë kanë qëlluar mbi burrat e tyre, shkruan Zëri.

Sipas kapitenes, Tahire Haxholli, e cila është shefe e Sektorit kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, për dhjetë vjet në Kosovë janë evidentuar tri raste, të cilat gratë i kanë vrarë burrat e tyre.

Ndërsa, motivet që kanë çuar deri të kryerja e këtyre akteve besohen të jenë dhuna e ushtruar ndaj grave, si dhe xhelozia.