Disa aktiviste femra janë gjobitur në Francë për veshjen e burkës në një pishinë noti në Grenoble.
Pesë gra hynë në pishinën e qytetit për t’u larë të mërkurën, duke bërë që pishina të evakuohej me kërkesë të zyrtarëve, tha policia franceze.
Bashkia e Grenoble tha se aktivistët kishin bllokuar hyrjen në pishinë gjersa më pas ishin dënuar dhe u është ndaluar hyrja në objekt për dy muaj, raporton euronews.
Incidenti vjen pas një debati të tensionuar midis kryetarit të Grenoble, Eric Piolle dhe qeverisë mbi kostumet e notit.
“Burka” – një rroba banje që mbulon të gjithë trupin përveç fytyrës – janë jashtë ligjore në disa komuna franceze që nga viti 2016, duke argumentuar se kostumet shkelin vlerat laike të vendit.
Ndryshe, aktivistët kanë argumentuar se ndalimi është cilësuar si islamofobi. /Telegrafi/