Telegrafi

Gratë afariste në Maqedoni do të mbështeten nga BERZH-i

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar kredi prej 3 milionë euro si pjesë e nismës rajonale Ballkani Perëndimor – Gratë për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të menaxhuara nga gratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Programi kombinon financim, mbështetje teknike dhe shërbime afariste këshilluese për mbështetje të ndërmarrje të vogla dhe të mesme të menaxhuara nga gratë. Programi është gjithëpërfshirës dhe ka për qëllim të plotësojë zbraztirën në sigurimin e financave dhe shërbimeve këshilluese për kërkesën dhe ofertën.

Përndryshe, BERZH-i realizon projekte në Maqedoni që nga viti 1993. Deri tani janë investuar 1.6 miliardo euro, në mbi 100 projekte./Telegrafi/