Site icon Telegrafi

Graçanicë, vidhen kabllo elektrike me vlerë të lartë

Ilustrim

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Llaple Sellë në Graçanicë.

Një person ka raportuar se persona të panjohur nga magazinë e tij kanë vjedhur kabllo elektrike, vlera e së cilës është e lartë.

“Fsh. Llaple Sellë, Graçanicë 19.09.2022 – 08:29. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur, nga magazina e tij kanë vjedhur kabllo elektrike, vlera e së cilës është e lartë”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version