Site icon Telegrafi

Grapeland shpallet fitues i Kupës në Ligën e Parë – mposht KEK-un në finale

Grapeland është fitues i Kupës së Ligës së Parë te meshkujt.

Skuadra vreshtare në finale ka fituar ndaj KEKU-t me rezultat 83:62 (22:14, 14:23, 25:6, 22:19) në finalen e zhvilluar në Rahovec, aty ku është zhvilluar turneu i Final 8, i kësaj gare.

Rëndësia e ndeshjes ishte e madhe, duke bërë që të dy skuadrat të luftojnë nga fillimi. Vendasit të motivuar nga tifozët, e nisën sfidën më mirë, duke fituar çerekun e parë 22:14, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë njëjtë, 14:23, për të shkuar në pushim me rezultat 36:37.

Megjithatë, dallimi i madh dhe vendimtar u bë në pjesën e dytë. Në periodën e tretë, vendasit shkëlqyen në mbrojtje dhe në sulm, duke e fituar këtë pjesë 25:6, derisa në dhjetë minutat e fundit arritën të ruajnë epërsinë dhe të fitojnë 83:62.

Medaljet e argjendta për KEKU-n i ndan Liridona Shabani dhe Afrim Dina, derisa të artat Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së dhe Rrahman Përteshi, anëtar i Bordit të FBK-së.

MVP është shpallur Kujtim Ujkani i Grapeland, i cili e mbylli ndeshjen me 37 pikë e 18 kërcime. Çmimi u nda nga Rrahman Përteshi.

Trofeun për kapitenin Bardh Rexha e ndan Artan Kurti dhe Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit./Telegrafi/

Exit mobile version