Peja në gjysmëfinale të Kupës do të takohet me skuadrën mitrovicase të Trepçës.
“Do të japim maksimumin që të fitojmë Kupën,” ka thënë ai fillimisht.
“Trepça ka ekip të mirë, ndërsa një trajner me shumë përvojë, me të cilin janë bërë edhe kampionë vite më parë, prandaj besoj se do nuk do të jetë lehtë,” ka thënë ai duke folur për ndeshjen gjysmëfinale, ku ekipi i tij takohet me Trepçën.
Më tej kapiteni i verdhezinjëve, ka shtuar se “shpreson që Prishtina të organizojë mirë Final Fourin, që pritet të sjellë spektakël basketbollistik”.
Peja ka fituar vitin e kaluar Kupën e Kosovës duke e mposhtur Sigal Prishtinën në finale.