Telegrafi

Grant trajner i ri i Portsmouth

Izraeliti ka qenë në klub që nga muaji tetor në rolin e drejtorit sportiv, por do të ndërrojë zyrën për të dalë në fushën e gjelbër pas shkarkimit të Paul Hart.

“Avram është një menaxher me përvojë dhe i respektuar, i cili ka menaxhuar në një nivel të lartë. Bordi beson se ai është njeriu i cili do të ndihmojë nxjerrjen e klubit nga zona e rënies”, ka thënë drejtori ekzekutiv i klubit, Peter Storrie.

54-vjeçari do të drejtojë ekipin që në ndeshjen e vikendit kundër Manchester United.

Ky do të jetë roli i dytë menaxhues i Grant në Angli, pasi kaloi gjashtë muaj të suksesshëm në Chelsea dy sezone më patë, kur e çoi ekipin në finale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/