Telegrafi

Grant konfirmohet si menaxher i West Hamit

Ish-menaxheri i Portsmouth pritet edhe zyrtarisht të caktohet në postin e menaxherit të West Hamit në ditët në vazhdim.

“Virtualisht është një marrëveshje e arritur dhe po thuajse është e sigurt se do të jetë Avram Grant. Ne besojmë në përvojë dhe Avram ka 34 vite. Më pëlqen ai shumë. Ai është krejtësisht e kundërta e asaj që unë e kam menduar.

“E kam menduar si një burrë të vrenjtur, mërzitshëm, serioz dhe pa humor. Në fakt ai ka një shije shumë të theksuar humori me po thuajse njohuri enciklopedike për futbollin. Mrekulli. Ai tregon barcoleta dhe ngjarje”, ka thënë Sulivan për Daily Mail.

Pronari i klubit ka thënë se Grant do të fitojë katër vite kontratë. Ai po ashtu ka zbuluar se klubi është shumë serioz për të transferuar Thierry Henry nga Barcelona. /Telegrafi/