Telegrafi

Graniti merr gjobë prej 1.4 milion euro

Sipas gazetës Express e cila citon drejtorin menaxhues, Agron Mustafa, vendimi për dënimin u zbatua pas rekomandimeve që menaxhmenti ka pranuar nga organi kompetent për mbikëqyrjen e punimeve, kompania me renome botërore, “SWEDAVIA”, ka pohuar sa.

Kjo kompani duhej ta mbaronte rishtresimin e pistës në gusht të vitit të kaluar, por ka dështuar që ta kryejë sipas kontratës.

Pista e re e Aeroportit u përurua para disa javësh së bashku me sistemin e ndricimit. Rishtimi i sajë është vlerësuar si cilësorë dhe me garancë 15 vjecare.

Më herët drejtori Mustafa pati detyruar kompaninë Graniti ta rishtronte nga e para platformën për shkak se qe konstatuar se ajo nuk i përmbushte kualitetet e kërkuara. Kjo i pati kushtuar kompanisë së paku 300 mijë euro. /Telegrafi/