Telegrafi

Graniti i drejtohet Xherdanit: Ia dolëm vëlla

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Këta dy emra do t’i mbajnë mend gjatë tërë jetës së tyre serbët.

Dy futbollistët nga Kosova kanë shënuar golat për fitoren e Zvicrës 2-1 me një rikthim fantastik.

Ajo që i bëri edhe më madhështor këta dy yje që ia fali zoti shqiptarëve, ishte festa e tyre duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës.

(Getty Images)

Festa e yjeve shqiptarë, Valoni, Xherdanit, Graniti e Blerimit ishte e jashtëzakonshme.

Por me të përfunduar ndeshja Graniti ka qenë tejet aktiv edhe rrjetet sociale.

Pasi tha fillimisht se i thonë Granit Kosova, Xhaka ka bërë një tjetër postim.

(Getty Images)

Ai ka bërë bashkë me Xherdanin nga festa e tyre.

“Ia dolëm vëlla”, ka shkruar shkurtimisht Xhaka në Insta Story.

Zvicra aktualisht është lider së bashku me Brazilin në Grupin E me nga katër pikë. /Telegrafi/

Postimi i Xhakës në Insta Story