Site icon Telegrafi

Granit Xhaka të premtën te sheshi për t’iu sfiduar (Foto)

 Më 16 maj (e premte) në Sheshin “Zahir pajaziti” në Prishtinë do të mbahet një ngjarje e veçantë me protagonist Granit Xhakën, futbollistin e njohur shqiptar të Borussia Monchengladbach.

Graniti do të shfaqet para Botërorit në Brazil krah për krah me adhuruesit e futbollit, ku ata do të kenë mundësinë të sfidojnë Granitin në një lojë shpërblyese ku duhet të tregojnë aftësitë e tyre në gjuajtje në gol.

Të pranishëm në këtë ngjarje të orgnaizuar nga AirPrishtina janë ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, ashtu sikurse edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Granit Xhaka është grumbulluar nga tekniku Ottmar Hitzfeld për Botërorin e këtij viti që mbahet në Brazil e fillon më 8 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version