Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-2 në shtëpi ndaj Heidenheimit në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit gjerman.
Ndonëse ishin mysafirët ata që në fakt kishin epërsinë prej dy golave, ‘Aspirinat’ nuk u dorëzuan deri në fund dhe rikthyen rezultatin në favorin e tyre.
Një prej më meritorëve për këtë ishte padyshim mesfushori shqiptar Granit Xhaka i cili shkëlqeu në këtë takim duke shënuar gol dhe duke asistuar tek një tjetër.
Fillimisht Xhaka ishte pjesëmarrës tek goli i parë i Leverkusenit duke asistuar për Exequiel Palacios i cili shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2-1.
Më pas Xhaka kaloi në rolin e golashënuesit kur në minutën e 82-të shënoi një gol spektakolar për rezultatin përfundimtar të takimit 5-2.
GRANIT XHAKA WHAT A GOAL!!!!!!!!
Leverkusen 5-2#Bundesliga2pic.twitter.com/bZrI3enuSv— FootyShik 🚬 (@Fabian_Manu1999) November 23, 2024
E më e veçantë se vet goli ishte festimi që bëri ylli shqiptar duke sinjalizuar se do të bëhet sërish baba.
Ky ishte vetëm goli i dytë i Xhakës në këtë edicion të garave në Bundesliga teksa ka edhe katër asistime./Telegrafi/
Celebration of the year for Granit Xhaka pic.twitter.com/YfnWcNCNJK
— JC (@testykohl) November 23, 2024