Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale disa ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.
Zvicra u eliminua në fazën e 1/8-tës pasi u mposhten nga Portugalia me rezultat të thellë 6-1.
Disa ditë pas kësaj humbje, mesfushori shqiptar, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të bërë një reagim.
Kapiteni i Zvicrës ka falënderuar të gjithë për mbështetjen teksa shton se do të rikthehen edhe më të fortë.
“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë për të ardhur keq që Kupa jonë e Botës përfundoi ashtu siç përfundoi”.
“Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë turneut – kjo do të thotë vërtet shumë për ne”.
“Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë, Përfaqësuesja e Zvicrës”, ka shkruar Xhaka në Instagram. /Telegrafi/